Zyrtare: Ja çfarë do të ndodhë me pikët e Parmës

Federata e Futbollit të Italisë (FIGC), ka reaguar me një komunikatë zyrtare në rast se Parma falimenton dhe tërhiqet përfundimisht nga garat e Series A, transmeton Gazeta Olle.

“Nëse Parma falimenton dhe tërhiqet nga garat, atëherë të gjitha ndeshjet e ardhshme të kësaj skuadre do të regjistrohen me rezultat zyrtar 3:0 për kundërshtarët. E rezultatet e marra deri në këtë xhiro të Parmës, nuk do të ndryshojnë”, thuhet në njoftimin zyrtar të FIGC.

Rast pikërisht i njëjtë kishte ndodhur vitin e kaluar edhe në Kosovë, ku Hysit i kishin mbetur pikët e marra por i kishte humbur ndeshjet vijuese 3:0. /Gazeta Olle