Kaltërebardhët gjatë ditës së sotme kanë njoftuar për tri rinovime të kontratave, shkruan Gazeta Olle.
Bëhet fjalë për trajnerin Nazmi Rama, portierin Valmir Hajrizaj dhe mesfushorin Egzon Kurteshi.
Me kryetrajnerin dhe dy futbollistët bashkëpunimi do të vazhdojë edhe për një vit.
“Istogu vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Nazmi Rama Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen për bashkëpunim me trajnerin Nazmi Rama edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Portieri Valmir Hajrizaj vazhdon kontratën me Istogun edhe për një vit tjetër. Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit me portierin Valmir Hajrizaj edhe për një vit tjetër. Valmiri nënshkroi kontratën e re me Istogun deri në qershor 2022.
Kualiteti, përvoja e tij e madhe dhe angazhimi i madh i tij ndër vite për klubin tonë, na bënë të lumtur që portën tonë do ta kemi të sigurt edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Egzon Kurteshi vazhdon me Istogun! Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin Egzon Kurteshi edhe për një vit tjetër.
Kurteshi nënshkroi kontratën e re dhe kështu mbetet lojtar i Istogut edhe për edicionin 2021-2022!
Egzoni është pjesë e Istogut që nga viti 2019, në edicionin e fundit ishte ndër lojtarët më të dalluar.
Ne jemi të lumtur që kemi vazhduar marrëveshjen për vitin e tretë me radhë me Kurteshin”, thuhet në njoftimin e klubit.
/Gazeta Olle/