Zyrtare: Istogu transferon super sulmuesin nga Anglia

Skuadra e Istogut ka prezantuar edhe përforcimin e radhës në afatin kalimtar të janarit.

Bëhet fjalë për sulmuesin nga Anglia, Jalen Miller, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesi Miller ka nënshkruar kontratë me Istogun deri me 30 Qershor 2022. Ai është vetëm 20 vjeçar, luan në pozitën e sulmuesit tipik.


Njoftimi i plotë i FC Istogut:

Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me super sulmuesin që vije nga futbolli anglez, Jalen Miller.

Sulmuesi Miller ka nënshkruar kontratë me Istogun deri me 30 Qershor 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër!

Jalen është vetëm 20 vjeçar, luan në pozitën e sulmuesit tipik.

Miller ka pasur paraqitje tepër të mira me skuadrën e tij FC Arlesey Toën, që bënë gara në kategoritë e ulëta të futbollit anglez

Ardhja e Miller do ti ndihmojë mjaft shumë skuadrës së Istogut në fazën e sulmit!.


/Gazeta Olle/

Presidenti Ademi takoi ish-nënkryetarin e DFB-së, Rainer Milkoreit

FIFA fton presidentin Ademi në Botërorin e klubeve