ZYRTARE: Istogu transferon ish-futbollistin e Besës, Flamurtarit dhe KEK-ut

Klubi futbollistik Istogu njofton se ka transferuar në radhët e veta ish-mbrojtësin e Onixit, Granit Ademaj.

Mbrojtësi Ademaj ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin e Istogut.
Ademaj luan në pozitën e qendërmbrojtësit, është 27 vjeçar dhe ka përvojë të madhe në futbollin kosovar.

Graniti ka qenë pjesë e Istogut për një vit në të kaluarën, ndërsa në tri vitet e fundit ishte pjesë e Onix Banja.

Në të kaluarën Graniti ka luajtur edhe për shumë skuadra tjera kosovare, si Kek-u, Flamurtari, Besa, Ulpiana dhe Onix Banja.

”Jam shumë i kënaqur që kam arritur marrëveshje me krerët e klubit, z.Fazli Bytyqin dhe z.Avdyl Qeta.

Të gjithë e dijnë se çfarë drejtuesve korrekt janë për atë edhe nuk ishte e veshtirë për mua që të vendosi për tu transferuar në Istog .

Neve na mbetet të punojmë me seriozitetin më të madh që të jemi ‘arrë’ e fortë për të gjitha ekipet e Ligës së Parë.

Me këtë grup të lojtarëve që e ka pas Istogu në sezonin e kaluar, plus duke shtuar edhe disa përforcime që pritet të vijnë gjatë këtij afati kalimtar, atëherë Istogu i ka synimet e qarta, synon kalimin në Superligë”, deklaroi Ademaj për faqen zyrtare të Istogut. /Gazeta Olle/