Istogu ka njoftuar për transferimin e radhës në afatin kalimtar të janarit.
Bëhet fjalë për Ardi Krasniqin, i cili rikthehet përsëri te bardhekaltrit, shkruan Gazeta Olle.
Krasniqi luan në pozitën e mesfushorit defansiv, por që di mjaft mirë të përshtatet edhe në vijën e mbrojtjes.
22 vjeçari pas 18 muajsh rikthehet te Istogu dhe ka arritur marrëveshje deri më 30 qershor 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Njoftimi i plotë nga FC Istogu:
✍️📝 Zyrtare: Ardi Krasniqi rikthehet në Istog!
Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me mesfushorin defanzivë Ardi Krasniqi.
Marrëveshja me Ardi Krasniqin është arritur deri më 30 qershor 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
22 vjeçari pas 18 muajve rikthehet prapë në Istog, në sezonin e fundit ishte pjesë e klubit Dardania.
Krasniqi luan në pozitën e mesfushorit defanzivë, por që di mjaft mirë të përshtatet edhe në vijën e mbrojtjes.
🔙 Mirë se u ktheve në Istog #ArdiKrasniqi #FCIstogu 🤝🔵⚪️
/Gazeta Olle/