Zyrtare: Istogu njofton për largimin e dy futbollistëve të rëndësishëm

Istogu ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme, ka ndarë rrugët me dy futbollistë.

Bëhet fjalë për Egzon Kurteshin dhe Marius Stephane, shkruan Gazeta Olle.

Klubi e ka bërë të ditur këtë përmes faqes zyrtare, duke falënderuar të dy futbollistët për kontributin e dhënë.

Njoftimi i plotë nga Istogu:

Faleminderit Egzon dhe Marius! 

Football Club ”Istogu” i falënderon dy futbollistët Egzon Kurteshi dhe Marius Stephane, për kontributin e dhënë për ngjyrat e klubit tonë ndër vite!

Me marrëveshje të dy-anshme (klub-futbollistë), Istogu i ka ndarë rrugët me Egzon Kurteshin dhe Marius Stephane.

Egzon Kurteshi ishte transferuar në Istog, në korrik të vitit 2019, dhe gjatë këtyre dy viteve e gjysmë ka dhënë kontribut mjaft të madh në fanelën e Istogut.
Faleminderit Egzon, paq fat dhe suksese në rrugëtimin tënd të ri!

Ndërsa Marius Stephane ishte transferuar në Istog, në janar të vitit 2020, gjatë dy viteve sa qëndroi në Istog, kontributi dhe angazhimi i tij ishte mjaft i madh për klubin tonë.
Faleminderit Marius, paq fat dhe suksese në rrugëtimin tënd të ri!

/Gazeta Olle/

Enis Zabërgja ndahet me Trepçën, falënderime të ndërsjella ndërmjet lojtarit dhe klubit

Visoka shumë i kënaqur me skuadrën e tij, ka një premtim të madh për stinorin e ri!