Zyrtare: Istogu liron tre futbollistë

Klubi futbollistik Istogu, ka liruar nga skuadra Leonard Iberdemaj, Enis Miranaj dhe Suad Saliagiq.

Trajneri Genc Hoxha vendosi që për momentin t’i lirojë tre futbollistët e lartëcekur.

Gjithashtu trajneri Hoxha pritet që në javët në vazhdim, pas fillimit të fazës përgaditore, ka mundësi të largohen edhe disa futbollistë tjerë.

Klubi istogas ka falendëruar të tre lojtarët për kontributin e dhënë për fanellën e Istogut.