ZYRTARE: Istogu konfirmon dy transferime nga Ballkani

Istogu ka arritur marrëveshje me Ballkanin, për transferimin e dy futbollistëve Fabrice Boudega dhe Marius Stephane në formë të përhershme.

Boudega dhe Stephane në janar të këtij viti ishin huazuar në Istog për 6 muaj.

Përformanca e mirë e këtyre dy futbollistëve bëri që Istogu t’i transferojë në formë të përhershme në “Demush Mavraj.

Ndërkohë, Istogu ka transferuar në radhët e veta edhe ish-mbrojtësin e Onixit, Granit Ademaj.

Mbrojtësi Ademaj ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin e Istogut.

Ademaj luan në pozitën e qendërmbrojtësit, është 27 vjeçar dhe ka përvojë të madhe në futbollin kosovar.

Graniti ka qenë pjesë e Istogut për një vit në të kaluarën, ndërsa në tri vitet e fundit ishte pjesë e Onix Banja.

Në të kaluarën Graniti ka luajtur edhe për shumë skuadra tjera kosovare, si Kek-u, Flamurtari, Besa, Ulpiana dhe Onix Banja.

”Jam shumë i kënaqur që kam arritur marrëveshje me krerët e klubit, z.Fazli Bytyqin dhe z.Avdyl Qeta.

Të gjithë e dijnë se çfarë drejtuesve korrekt janë për atë edhe nuk ishte e veshtirë për mua që të vendosi për tu transferuar në Istog .

Neve na mbetet të punojmë me seriozitetin më të madh që të jemi ‘arrë’ e fortë për të gjitha ekipet e Ligës së Parë.

Me këtë grup të lojtarëve që e ka pas Istogu në sezonin e kaluar, plus duke shtuar edhe disa përforcime që pritet të vijnë gjatë këtij afati kalimtar, atëherë Istogu i ka synimet e qarta, synon kalimin në Superligë”, deklaroi Ademaj për faqen zyrtare të Istogut. /Gazeta Olle/