Zyrtare: Istogu dhe Nazmi Rama ndajnë rrugët

Klubi Futbollistik “Istogu” ka njoftuar se sot ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nazmi Rama.

Ndërprerja e bashkëpunimit erdhi për arsyeje të rezultateve jo të mira, aty ku skuadra e Istogut në pesë ndeshje kë pësuar katër humbje.

Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit:

Football Club ”Istogu” njofton se sot ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nazmi Rama.

Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes klubit dhe trajnerit Rama.

Në sezonin e ri Istogu në pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani, pësoi katër humbje dhe aktualisht jemi shumë larg objektivave që kishim para fillimit të sezonit 2021-2022.

Kështu si klubi ashtu edhe trajneri Rama ishin të vetëdijshëm që diçka nuk po ec dhe patjetër që duhet të ketë ndryshime.

FC ”Istogu” e falënderon trajnerin z.Nazmi Rama për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar suksese dhe gjitha të mirat në të ardhmen.

Klubi tashmë ka filluar bisedimet me 2-3 trajnerë dhe pritet që në ditët në vazhdim të zyrtarizohet trajneri që do ta drejtojë skuadrën e Istogut.

Për momentin detyrën e trajnerit do ta kryejnë dy ndihmësit, Hysni Kabashi dhe Mehdi Arifaj.

/Gazeta Olle/

Bajrami shënon sërish për Empolin

Zaniolo nuk përmbahet ndaj tifozëve të Lazios, i ofendon duke kapur organin gjenital