Bardhekaltërtit kanë rikthyer në radhët e veta mbrojtësin me përvojë të gjatë, Veton Kabashin.
Por pas Kabashit, ‘Troftat’ kanë arritur t’i sigurojnë shërbimet e mesfushorit të njohur, Qëndrim Dautaj.
Deçanasi ka një karrierë të pasur në futbollin vendor, pasi ka luajtur për skuadra si Ferizaj, Besa, Feronikeli e Gjilani.
30-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ‘Troftat’.
Njoftimi i plotë nga klubi:
Zyrtare: Qendrim Dautaj transferohet tek Istogu
Football Club Istogu me kënaqësi ju njofton se sot ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me mesfushorin Qendrim Dautaj.
Mesfushori Dautaj sot ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin e Istogut, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Qendrimi luan në rolin e mesfushorit ofanzivë, është 30 vjeçar dhe ka përvojë të madhe në futbollin kosovar.
30 vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit.
Në të kaluarën Qendrimi ka luajtur për shumë skuadra të njohura kosovare si: Feronikeli, Besa, Ferizaj, Vëllaznimi dhe Gjilani.
I dëshirojmë mirëseardhje Qendrimit në klub, duke i uruar shumë suksese! /Gazeta Olle/