Zyrtare: Ish futbollisti i Flamurtarit prezantohet te kjo skuadër në Maqedoni

Qendërmbrojtësi bullgar, Angel Granchov është bërë me skuadër të re.

Tashmë, ish mbrojtësi i Flamurtarit të Prishtinës, është prezantuar në elitën e futbollit maqedon, shkruan Gazeta Olle.

Granchov është zyrtarizuar te skuadra Akademia Pandev.

Skuadra në fjalë këtë edicion ka shkëlqyer në elitën e futbollit të këtij vendi.

27 vjeçari, ishte transferuar këtë verë në Prishtinë te Flamurtari, ku një javë më parë ishte larguar edhe zyrtarisht./Gazeta Olle