Zyrtare: Interi nënshkruan me trajnerin e njohur (FOTO)

Interi e ka zyrtarizuar Luciano Spallettin si trajner të klubit për dy vitet e ardhshme. Trajneri 58 vjeç ka qenë favorit kryesor dhe më në fund u nënshkrua kontrata.

Trajneri do të fitojë 4 milionë euro në sezon për dy vitet e ardhshme.

Spalleti ka nënshkruar me Interin kontratë dy vjeçare.

“Inter janë të kënaqur t’iu njoftojnë se kanë angazhuar si trajner Luciano Spalletin”, nis njoftimi i skuadrës italiane.

“Trajner i ri ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, dhe do të prezantohet në qendrën stërvitore ‘Angleo Moratti’ të mërkurën e javës së ardhshme”.

Ai më parë ka udhëhequr Romë, Empolin, Udinesen, Venezian, Anconan dhe Zenit St Petersburg.

Spalleti do ta fillojë punën në fillim të korrikut.