Zyrtare: Interi fut në aksion “fshesën”

Futbollisti që ishte në pronësi të Interit, Riccardo Bocalon, është larguar përfundimisht nga klubi zikaltër.

Ai e ka kompletuar edhe zyrtarisht kalimin te skuadra e L’Alessandrias, e cila nuk i ka zbuluar ende detajet e akordit.

Bocalon shihej si një futbollist shumë premtues për futbollin italian, por vazhdimësia e tij në karrierë nuk ishte pozitive. /Olle