Zyrtare: Inter transferon Biabianyn

Inter ka konfirmuar marrëveshjen për rikthimin e sulmuesit Jonathan Biabiany nga Parma.

Jonathan Biabiany është rikthyer në Inter.

Sulmuesi francez është sërish anëtar i Nerazzurrëve, pas aventurës në Parma, dhe tejkalimit të problemeve me zemër.

“Inter komunikon se sulmuesi francez Jonathan Biabiany ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të klubit nga Giuseppe Meazza.