ZYRTARE: Ilir Nallbani bëhet selektor i Kosovës

Ish futbollisti i disa skuadrave kosovare, Ilir Nallbani është bërë selektor i Kosovës.

Nallbani, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se tashmë do të jetë selektor i grupmoshës U-15 në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Pejë, shkruan Gazeta Olle.

“Zyrtare. Selektor për grumoshat U-15 në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Pejë nga Federata e Futbollit e Kosovës”, ka shkruar ish mesfushori pejan.

Nallbani, ka luajtur për skuadrat si Besa, Trepça e Liria.

Kurse, në një kohë ishte paraqitur edhe në dy skuadrat shqiptare si Vllaznia dhe Elbasani.