Zyrtare: Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin

Trajneri shqiptar, Ilir Daja e ka vazhduar zyrtarisht kontratën me Ballkanin.

Daja do të jetë pjesë e Ballkanit edhe për dy vjet të tjera në postin e kryetrajnerit të kampionëve në fuqi të Kosovës.

Lajmin e ka zyrtarizuar faqja zyrtare e klubit suharekas në rrjetet sociale.

“Ilir Daja vazhdon kontratën edhe për dy vite me kampionët. Timonieri që e drejtoi skuadrën tonë në sukseset historike i qëndron besnik Ballkanit deri në vitin 2024”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ballkanit.

Nën drejtimin e Ilir Dajës, Ballkani u stolis me titullin e parë në histori të Superligës së Kosovës edicionin e fundit, derisa shkroi histori duke u kualifikuar në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Ademi, Duka e Sejdini takohen me shefin ekzekutiv të Dortmundit, Hans Joachim Watzke

Prishtina – Drita, formacionet zyrtare të klasikes së futbollit kosovar