Zyrtare: Ilir Daja prezantohet si trajner i ri i Ballkanit

Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Shqipëria, Ilir Daja.

Ilir Daja zë vendin e Bekim Isufit, i cili u shkarkua nga suharekasit në përfundim të stinorit vjeshtor, shkruan Gazeta Olle.

Kryetrajneri i ri i Ballkanit aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë, ku drejtonte klubin e FK Partizanit.

Njoftimi i plotë nga klubi: 

𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗗𝗔𝗝𝗔🟠⚫️

Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që 𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗗𝗔𝗝𝗔 të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që 𝗔𝗥𝗧𝗜𝗠 𝗣𝗢𝗟𝗟𝗢𝗭𝗛𝗔𝗡𝗜 do të jetë ndihmës i tij.

Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.

𝗡𝗮 𝗽𝗿𝗶𝗳𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗯𝗮𝗿𝗮 𝗦𝗨𝗛𝗔𝗥𝗘𝗞𝗘̈
#fcballkani #forcaballkani #🧡🖤

/Gazeta Olle/

Anel Rashkaj fillon edukimin për trajner, ëndërron ta udhëheq Kosovën

Superliga e Kosovës, analistët parashikojnë luftë të ashpër për titull