Zyrtare: Humbi derbin ndaj Tiranës, Partizani merr vendim pak minuta më parë për Franko Lerdën

Partizani dje është mposhtur me rezultatin 2:1 nga Tirana në derbin e kryeqytetit shqiptar.

Ishte kjo fitorja e parë pas 5 vite për Tiranën në këtë derbi, shkruan Gazeta Olle.

E humbja i ka kushtuar shumë trajnerit të Partizanit, Franko Lerda, pasi ky i fundit tashmë ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e kuqe.

Lajmi është konfirmuar pak minuta më parë në faqen zyrtare të Partizanit.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Partizanit./Gazeta Olle