Zyrtare: Hoxha trajner i Istogut

Genc Hoxha është edhe zyrtarisht trajner i ri i Istogut. Palët janë marrë vesh përfundimisht sot, derisa lajmin e ka konfirmuar për gazetën vetë trajneri gjakovar.

“Tani edhe zyrtarisht jam trajner i Istogut. Kemi arritur marrëveshje për ta drejtuar skuadrën këtë vit dhe jam i kënaqur. Duam ta bëjmë një skuadër të fortë, që do ta kënaqë publikun e Istogut”, deklaroi Hoxha për GazetaOlle.com.

Ky është një lajm i madh për tifozët e Istogut, që kanë kohë që e kërkojnë Hoxhën në krye të skuadrës së tyre. /Olle

/