ZYRTARE: Medjon Hoxha largohet nga Feronikeli!

Medjon Hoxha i ka dhënë fund bashkëpunimit me Feronikelin. Hoxha erdhi tek skuadra e Feronikelit në merkaton e janarit – por pas gjashtë muajsh aventurë tek ekipi nga Drenasi ka vendosur të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Hoxha në një intervistë për Gazeta “Sheshin” e ka konfirmuar largimin dhe ka treguar për të ardhmen e tij.

“Po është e vërtetë që kam mbyllur bashkëpunimin me skuadrën e Feronikelit”, tha fillimisht.

Ndërsa, për të ardhmen tha se është në bisedime me disa klube vendore por edhe jashtë vendit, por pa përmendur ndonje vend.

“Jam në bisedime me disa klube vendore por edhe evropiane”, përfundoi Hoxha.

Medjon Hoxha është vetëm 21 vjeçar dhe ka zhvilluar 4 paraqitje në këtë edicion tek skuadra e Feronikelit – ku nuk kishte edhe shumë minuta, për shkak të konkurrencës jo të vogël.

Më parë Hoxha ka qenë edhe pjesë e KV Kortrijk nga Belgjika, atu është zhvilluar si futbollistë profesionist.

Ky nuk është largimi i parë nga skuadra e Afrim Toverlanit, pasi pas përfundimit të sezonit deri më tani janë larguar edhe Met Millaku e Mevlan Zeka, ky i fundit madje është bashkuar me FC Ballkanin.