Trofeu Gerd Müller, i prezantuar për herë të parë në ceremoninë e Topit të Artë nga France Football, është një çmim që u jepet golashënuesit më të mirë të vitit në futbollin botëror.
Çmimi mban emrin e legjendës gjermane të futbollit Gerd Müller, i cili njihet për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të shënuar dhe rekordin e tij si një nga golashënuesit më të mëdhenj në histori, shkruan Gazeta OLLE.
Ky trofe synon të nderojë sulmuesit më të mirë të vitit që kanë treguar performancë të jashtëzakonshme dhe kanë lënë gjurmë me golat e tyre, duke kontribuar thelbësisht në suksesin e skuadrave të tyre.
Ky çmim i takoi Harry Kane dhe Kylian Mbappes, por vetëm Kane ishte prezent sot.