Zyrtare: Halim Selmanaj, lojtar i ri i FC Prishtina 01

Klubi kryeqytetas i futsallit, FC Prishtina 01 ka kryer një transferim të madh këtë verë, duke nënshkruar me lojtarin e njohur Halim Selmanaj.

FC Prishtina 01 e ka marrë seriozisht sezonin e sivjetmë në futsallin e Kosovës, pasi synon ta fitojë titullin kampion për herë të parë në histori.

Pas ka nënshkruar me disa emra të njohur ditëve të fundit, sot (e mërkurë) kanë konfirmuar edhe transferimin më të madh të verës.

Kryeqytetasit kanë konfirmuar transferimin e lojtarit të njohur Halim Selmanaj, i cili ka mbrojtur ngjyrat e Liburnit, ndërsa është reprezentues i rregullt i Kombëtares së Shqipërisë.

Postimi pa ndërhyrje i FC Prishtina 01

𝐇𝐚𝐥𝐢𝐦 𝐒𝐞𝐥𝐦𝐚𝐧𝐚𝐣, 𝐥𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 𝟎𝟏

FC Prishtina 01 është e lumtur t’ju njoftojë se ka arritur marrëveshje me Halim Selmanaj.

Ylli i futsalit shqiptar këtë sezon do t’i mbrojë ngjyrat bardhëekaltër.

Ai gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur te Liburni, ku ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Selmanaj është edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në futsal.

Duke i njohur kualitet e tij, FC Prishtina 01 është e bindur në arritjen e objektivave.

Përpara, përpara bardhëekaltër 

 

Talenti prishtinas në prova te gjiganti kroat

Vjen reagimi i parë nga Besa: Nuk do të shuhemi, edhe pse kemi probleme të mëdha financiare