Zyrtare: Hajvalia u’a vazhdon kontratat këtyre futbollistëve

Hajvalia që tani ka nisur që të mendojë për edicionin e ardhshëm. Pasi arriti marrëveshje me trajnerin Mentor Miftari, skuadra nga paralagjia e Prishtinës, u’a ka vazhduar kontratat edhe për një vit, shumicës së futbollistëve të cilët në edicionin e kaluar, e bartën barrën kryesore në ekip.

Lajmi konfirmohet nga drejtori sportiv i klubit, Xhavit Pacolli. “Semir Zeneli, Erdin Hashani, Gëzim Gashi, Fillim Guraziu, Fuad Karabegu, Shkëlqim Pacolli, Leart Emini, Përparim Islami, Genc Hamiti, Azem Ahmeti, Alban Dragusha, i kanë vazhduar kontratat me klubin. Jemi të kënaqur me angazhimin e tyre edhe pse nuk arritëm që të shpallemi kampion. Do të bisedojmë edhe me lojtarët e tjerë”, ka thënë Pacolli për Gazetaolle.com.

Ai ka njoftuar se Hajvalia do të mendojë edhe përforcime. “Do të përforcohemi me tre-katër futbollistë”, përfundoi Xhavit Pacolli.

haj                          Hajvaliasit duke festuar pas vazhdimit të kontratave