Zyrtare: Granit Begolli trajner i ri i Suharekës

Granit Begolli është bërë me skuadër të re pas largimit nga Feronikeli.

Trajneri i ri është zyrtarizuar nga skuadra e FC Suharekës që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Faqja zyrtare e klubit ka zyrtarizuar afrimin e Begollit.

Njoftimi i plotë nga FC Suhareka:

𝐌𝐑.𝐁𝐄𝐆𝐎𝐋𝐋𝐈 – kryetrajner i FC SUHAREKA

Të nderuar simpatizues ju njoftojmë që kryetrajneri i ri skuadrës tonë do të jetë , GRANIT BEGOLLI , timonieri kampion që me sukseset e tijë është shquar vitet e fundit në futbollin Kosovar ka arritur marrëveshje duke i besuar projektit tonë drejt inkuadrimit në superligën e Kosovës.

Begolli si futbollist me bagazh të madh por edhe si trajner duke drejtuar skuadra si ; KF Vëllaznimi , KF Liria dhe së fundmi kampion me KF Feronikeli’74 duke i inkuadruar në elitën e futbollit të Kosovës , një puntor i jashtzakonshëm me disiplinë të shquar dhe një drejtues teknik i fuqishëm.

Ditëve në vijim do komplet edhe i gjithë staffi punues që së bashku me Granitin do fillojnë punën me një skuadër të kompletuar , prezantimi i tijë nën emblemën e FC SUHAREKA do bëhet ditëve në vijim.

𝗠𝗲 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈🟡🔵

#fcsuhareka🏆
#GranitBegolli🎩. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Melos Zenunaj transferohet te Liria

Mësohet emri i skuadrës turke ku Nexhipi do gë bëhet drejtor sportiv