Zyrtare: Granit Begolli emërohet trajner i Vëllaznimit

Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me trajnerin Granit Begolli.

Granit Begolli njihet si futbollist, drejtor sportiv dhe trajner, shkruan Gazeta Olle.

“Në klub priten projekte të mëdha, ku së bashku me Kryetrajnerin Begolli do të mundohemi që të organizohemi sa më mirë për zonin 2021/22”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjithashtu, kuqezinjtë njoftojnë se në ditët në vazhdim priten transferime të reja të lojtarëve.

Skuadra gjakovare garon në Ligën e Parë të Kosovës, dhe padyshim se e kërkon rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

/Gazeta Olle/ 

 

Skandal në Olimpiadë, diktatori Lukashenko organizon rrëmbimin e sportistes – e shpëton policia në aeroport (VIDEO)

Ballkani ‘shkatërron’ skuadrën turke, fiton me rezultat tenistik