Zyrtare: ‘Godet’ Ulpiana, prezanton portierin premtues

Ulpiana ka arritur marrëveshje me portierin e ri, Andi Thaqi.

Thaqi së fundmi ishte pjesë e Arbërisë në Ligën e Parë, por u largua për shkak të problemeve me klubin, shkruan Gazeta Olle.

Lipjanasit e prezantojnë gardianin e ri si një ‘goditje’ të fuqishme në merkato.


Njoftimi i plotë nga Ulpiana:

Ulpiana përforcon portën, akord me ish-portierin e KF ARBËRIA.

Goditje të fuqishme në këto orë të merkatos, teksa Ulpiana ka arritur akordin me ish-portierin e KF ARBERIA, Andi THAQI, raporton Klubi ULPIANA.

Andi Thaqi ka mbërritur sot në “Sami Kelmendi” për të firmosur me skuadrën e Edlir Tetovës, duke blinduar kështu portën së bashku me Drilon Ajeti. Transferimi i portierit u bë i mundur falë Drejtorit të klubit, Enver Duriqi, i cili edhe do t’a prezantoj.

Zyrtarizimi i gardianit premtues është bërë sot nga klubi bardhekaltërt.


/Gazeta Olle/

Futbollisti i mirënjohur konfirmon largimin e tij nga Ulpiana

Zyrtare: Dukagjini prezanton futbollistin e mirënjohur