Ismet Munishi nuk do të jetë më kryetrajner i SC Gjilanit.
Kuqebardhët kanë zyrtarizuar shkarkimin e tij, gjashtë javë para përfundimit të kampionatit, shkruan Gazeta Olle.
Kjo pasi Munishi ka mbetur jashtë objektivave të klubit, të cilët që nga fillimi i kampionatit kishin synim titullin kampion.
Klubi e ka falënderuar trajnerin duke i uruar suksese në karrierën e tij sportive.
Njofimi i plotë nga SC Gjilani:
Sport Club “Gjilani” njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Ismet Munishi.
Klubi e falenderon Munishin për kontributin e dhënë duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive.
Ekipin do ta drejtoj Alban Hyseni deri në fund të edicionit.
Sport Club Gjilani
25 Prill, 2022
/Gazeta Olle/