Zyrtare: Gjilani prezanton sulmuesin Solomon

Gjilani ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit nigerian Theophilus Solomon.

Skuadra bardhekuqe ka bërë një përforcim të madh në repartin ofensivë dhe Solomon është vënë tanimë nën urdhrat e trajnerit Zekirija Ramadani

. 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Gjilanin dhe të gjithë në klub i kanë mirëseardhje dhe suksese.

Njoftimi i plotë i klubit:

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.

Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.

/Gazeta Olle/

 

Takim i stafeve të ekipeve kombëtare të grupmoshave

Një yll më pak në basketbollin femëror, Ulpiana Emra largohet pas një karriere brilante