Zyrtare: Gjilani nuk ndalet, transferon Zabërgjën

Baton Zabërgja është prezantuar nga klubi kuqebardhë, ndërsa Gazeta OLLE kishte raportuar ekskluzivisht për arritjen e marrëveshjes.

Zabërgja i është bashkuar Gjilanit në fazën përgatitore para ndeshjeve evropiane.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Batoni është transferimi i dytë i Gjilanit në epokën e Zekirija Ramadanit, ndërsa prezantimet e lojtarëve të rinj nuk do të ndalen ditëve në vijim, ku Skifterat do të zyrtarizojnë dhe prurjet e reja si Mevlan Zeka dhe Përparim Islami.

/Gazeta OLLE/

Zyrtare: Ballkani prezanton Lucas Cardoson

Jorge Jesus merr vendimin e madh për Mërgim Berishën