ZYRTARE: Gjasula bëhet me skuadër të re!

Klus Gjasula është bërë me skuadër të re.

Mesfushori shqiptar është transferuar te skuadra e njohur gjermane, Hamburg, transmeton Gazeta OLLE.

Reprezentuesi i Shqipërisë njoftoi dje largimin e tij nga Paderborni, derisa sot ka nënshkruar me klubin e tij të ri.

Ai sot kaloi me sukses testet mjekësore, derisa edicionin e ardhshëm do të luajë në Bundesliga 2, me Hamburgun që do të kërkojë ngjitjen në elitën e futbollit gjerman.

Gjasula shihet si një përforcim i rëndësishëm për Hamburgun, ku shpresojnë se më ndihmën e mesfushorit do ia dalin të ngjiten në Bundesligë sezonin tjetër.

The sorting hat has chosen HSV, as Albanian international Klaus Gjasula is snapped up on a free transfer from SC Paderborn 🧙More about the scrum-capped crusader here 👉 bit.ly/HSV6096

Gepostet von HSV am Mittwoch, 15. Juli 2020