ZYRTARE: Gëzim Morina bëhet me skuadër të re

Basktebollisti i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Gëzim Morina është bërë me skuadër të re.

Alo-qendra e Kosovës tashmë ka nënshkruar te skuadra sllovene, Helios Suns, shkruan Gazeta Olle.

Prezantimi i Morinës te ky klub është bërë minuta më parë.

Nova okrepitev pod domžalskimi obroči! Dres Helios Sunsov bo v prihodnji sezoni nosil tudi povratnik Gëzim…

Gepostet von Helios Suns am Freitag, 10. Juli 2020

Suharekasi, së fundi ishte pjesë e skuadrës, Hopsi Polzela.

Kurse, në të kaluaren ai ka bartur edhe fanellën e Sigal Prishtinës në Kosovë.

Në karrierën e tij, Morina ka dy Kupa shtetërore në Slloveni, si dhe një Kupë të Kosovës, të fituar në vitin 2016.