Klubi Futbollistik Llap i ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Gentrit Limani.
24-vjeçari i talentuar rikthehet në skuadër pas një periudhe të shkurtër me Ferizajn, shkruan Gazeta OLLE.
Pas përfundimit të të gjitha formaliteteve të nevojshme, Limani do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Tahir Batatina për ndeshjen e nesërme, ku Llapi përballet pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Ferizajt.
“Klubi i uron mirëseardhje mesfushorit, duke shprehur besim se ai do të jetë një forcë shtesë për ekipin në ndeshjet e ardhshme” thuhet në njoftimin e bardhekaltërve.