Zyrtare: Gavazaj largohet nga Genti

Mesfushori i talentuar kosovar, Enis Gavazaj është larguar nga skuadra e Gentit.

Ai është huazuar në Ligën e Dytë belge tek ekipi i Sk Roeselare.

20-vjeçari në edicionin e fundit nuk përjetoi momente aq të mira në aspektin personal për shkak të lëndimeve. Ai u shpall kampion i Belgjikës me Gentin. Gavazaj para se të kaloi te Genti, është aktivizuar në Kosovë me Getoarin e Prizrenit (ekip që tashmë është shuar), Lirinë e Prizrenit dhe Prishtinën. Enisi është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U-21.