Zyrtare: Gareth Bale njofton tërheqjen nga futbolli

Ikona uellsiane e futbollit, Gareth Bale, e ka konfirmuar pensionimin nga futbolli aktiv përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.

Ish-anësori i Real Madridit i ka dhënë fund karrierës së tij, në të cilën fitoi pesë tituj të Ligës së Kampionëve, tri trofe të La Ligas dhe tri Kupa të Botës për klube.

33-vjeçari ka shkruar një letër emocionuese, të cilën e ka publikuar të hënën.

Tërheqja nga futbolli është vendimi më i vështirë që kam marrë në karrierën time. Faleminderit të gjithë ish-klubeve të mi, është momenti për një tjetër fazë në jetën time.”-shkruan Bale.

Për herë të fundit Bale ka luajtur në Amerikë për klubin e Los Angeles FC, ndërsa periudha e artë për sulmuesin ka qenë në kohën kur ishte titullar i padiskutuar i Real Madrid.

Ferizaj mposht Fushë Kosovën në ndeshje miqësore

Chelsea arrin marrëveshje me Atleticon, Joao Felix së shpejti zyrtarizohet nga londinezët