Zyrtare: Gani Sejdiu prezantohet te skuadra e madhe kosovare

Njëra nga klubet më të mëdha në futbollin kosovar, Vëllaznimi ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me trajner e njohur kosovar, Gani Sejdiun.

Vëllaznimi nga viti 2018 është larguar nga elita e futbollit kosovar, duke mos arritur që të rikthehet akoma në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta OLLE.

Me ardhjen e trajnerit Sejdiu, dhe me një organizim më ndryshe se viteve të fundit, gjakovarët mund të jenë konkurrent për tu rikthyer në Superligë.

Trajneri Sejdiu ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2022/23, ka bërë të ditur Vëllaznimi në faqen e tyre zyrtare.

Tre ndeshja në garat evropiane, tre humbje, Tirana me rekord të tmerrshëm

Ballkani rikthehet në Kosovë me një fitore spektakolare nga San Marino