Zyrtare: Futbollisti shqiptar mbetet pa ekip

Hamburgu dhe mesfushori shqiptar Valon Behrami edhe zytarisht janë ndarë.

“Pas një bisede në mes trajnerit dhe Behramit, Hamburgu i ka ndarë rrugët me lojtarin. Behrami që nga nesër nuk do të jetë pjesë e ekipit” bëhet e ditur në njoftimin e klubit gjerman.

Për Behramin intersim ka shprehur ish-skuadra e tij Napoli dhe Fiorentina.