Zyrtare: Futbollisti nga kampionati shqiptar transferohet në këtë ekip në Itali (FOTO)

Vilfor Hysa, sulmuesi i formuar si futbollist te Tirana, është transferuar në Itali, aty ai sezonin e ardhshëm do të vijojë karrierën.

Vjet Hysa ishte pjesë e skuadrës së Kamzës, duke dhënë kontributin e tij për t’u ngjitur në Superiore. Shtatshkurtri që në shtator mbush 28 vjeç, më parë ka veshur fanellën e Teutës, Laçi, Flamurtarit, Vllaznisë, Kukësit dhe Kastriotit.

Sezonin e ardhshëm ai do të japë kontributin e tij për AS L’Aquila, ekip që garon në Serinë D italiane. Kjo është eksperienca e parë për të jashtë vendit, ndërkohë që verën e shkuar vjet ishte pranë firmës me një skuadër greke, por vendosi të qëndronte në Shqipëri dhe ishte Kamza që e bindi me ofertën e bërë. /Sportal.al

hysa-soccerway