Zyrtare: Futbollisti kosovar largohet nga skuadra holandeze

Valmir Berisha nuk po gjen rehati askund. Futbollisti kosovar dikur krahasohej me Zlatan Ibrahimoviçin, ndërsa sot nuk e do më askush.

Futbollisti me pasaportë suedeze ishte transferuar në korrik të vitit të kaluar në ekipin holandez, SC Cambuur, dhe ishte konsideruar si një përforcim i madh, por 19 vjeçari nuk tregoi asgjë në skuadrën nga liga elitare holandeze, me të cilën u nda të hënën.

Berisha, kartonin e së cilit e mban Roma, në tri javët e fundit kishte luajtur me ekipin e dytë, por ai nuk pranoi të qëndronte më në këtë klub, duke e kërkuar përfundimisht largimin.

Sipas trajnerit Marcel Keizer, Berisha nuk i ka arritur pritshmëritë, prandaj palët vendosën t’i ndanin rrugët para kohe, edhe pse kishin arritur marrëveshje njëvjeçare, me mundësi vazhdimi për një tjetër.