Zyrtare: Futbollisti i njohur largohet nga Prishtina

Prishtina ka njoftuar se Gentian Muça nuk do të jetë më pjesë e klubit.

Futbollisti shqiptar e përfundon aventurën e tij në kryeqytet pas qëndrimit një vjeçar, shkruan Gazeta Olle.

Qendërmbrojtësi me Prishtinën u shpall kampion i Kosovës për edicionin 2021/2022.

“Muça vinte si kampion dhe si i tillë përfundoi aventurën me ne, duke e përmbyllur ciklin e tij 1 vjeçar tek Prishtina pikërisht në ndeshjen ku klubi jonë shënoi arritjen më të madhe në historinë e vet në garat evropiane duke u kualifikuar në raundin e tretë të UEFA Liga e Konferencës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "pioni Superliges JAKI"

“Klubi i futbollit Prishtina falenderon Gentin për profesionalizmin, korrektësinë, kontributin si dhe sjelljet e tij të shkëlqyera karrshi shokëve të tij futbollistë, stafit, drejtuesëve të klubit si dhe tifozëve tanë Plisat”, thuhet në fund të njoftimit nga faqja zyrtare e Prishtinë.

/Gazeta Olle/

Drita publikon një video fantastike nga eksperienca në Holandë

Ekipi olimpik i xhudos niset nesër drejt Kosovës, meritojnë pritje madhështore