Fushë Kosova zyrtarizon tre lojtarë

Gjatë të dielës, Fushë Kosova ka njoftuar për transferimin e tre lojtarëve.
Kristi Kote, Sinan Sinanovic dhe Davide Borsellini janë transferimet më të reja të Fushë Kosovës.
Kote vjen nga Kampionati shqiptar ku së fundmi kishte luajtur me skuadrën e Erzenit.
Sinan Sinanovic vjen nga klubi i OKF Petrovac që garon në Maqedoni.
Davide Borsellin luan si portier dhe vie nga Italia.
Fushë Kosova gjendet të pozitën e nëntë në tabelën e Superligës së Kosovës.
Postimi i plotë nga Fushë Kosova:
“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtaret e më poshtëm të cilët do të na ndihmojnë në arritjen e objektivave.
𝗞𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶 𝗞𝗼𝘁𝗲 – 25 vjeqari vjen nga KF Erzeni nga Superiorja e Shqipërisë.
𝗦𝗶𝗻𝗮𝗻 𝗦𝗶𝗻𝗮𝗻𝗼𝘃𝗶𝗰- 26 vjeqari vjen nga Petrovac , Mali i Zi.
𝗗𝗮𝘃𝗶𝗱𝗲 𝗕𝗼𝗿𝘀𝗲𝗹𝗹𝗶𝗻𝗶 – 25 vjeqari vjen nga Atletico BMG, Itali” /Gazeta Olle/

Beshiktashi e Rashica triumfojnë ndaj Trabzonsporit

Vëllaznimi nuk lejon befasi nga Istogu