Zyrtare: Fushë Kosova edicionin e ardhshëm do jetë pjesë e Ligës së Parë

Fushë Kosova nuk ka arritur të mbijetoj në elitën e futbollit kosovar, ndërsa pas humbjes sot ndaj Dritës, zyrtarisht është larguar nga Superliga e Kosovës.

Pampurat u inkuadruan për herë të parë në histori në Superligë, por me shumë probleme, duke filluar nga stadiumi e deri te performancat në fushë, nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar një vend që siguron pjesëmarrjen në Superligë, shkruan Gazeta OLLE.

Bardhekaltërit patën një seri mjaftë pozitive, madje janë skuadra e vetme këtë edicion që nuk kanë pranuar gol në pesë ndeshje rradhazi, ku arritën të mposhtin Dritën dhe Ballkanin.

Disa nga futbollistët e Fushë Kosovës, duke parë paraqitjet e tyre, do jenë nën monitorimin e skuadrave të Superligës, duke parë cilësitë që kanë treguar në edicionin 2023/24.

Përfundojnë të gjitha ndeshjet, këto janë rezultatet në Albi Mall Superligën e Kosovës

Daja pas fitores ndaj Dukagjinit: Gara është në dorën tonë, kërkuam përqendrim maksimal