Zyrtare: Fushë Kosova drejt Ligës së Parë, kryen dy transferet e para

Fushë Kosova e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e parë të Ligës së Dytë.

“Pampurat” shkëlqyen gjatë vjeshtës dhe tani e shohin veten shumä afër rikthimit në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Olle.

Tashmë, kryesia i ka bërë zyrtare dy transferimet e para.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Argëtim Dervodeli i cili nuk është se ka ndonjë përvojë të madhe në futbollin kosovar, dhe ish-gardianin e rivalëve të KF Minatorit, Luan Abazin.

Fushë Kosova kanë paralajmëruar se do të bëjnë edhe disa afrime të tjera të rëndësishme në janar./GazetaOlle/