Frederik Veseli do e vijojë karrierën e tij në Turqi tek skuadra e Fatih Karagümrük.
Klubi ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit, që ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare. Turqia është destinacioni i pestë për Veselin, i cili më parë ka luajtur në Angli, Itali, Zvicër dhe Francë, ndërkohë që së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Beneventos, ku u aktivizua në 21 ndeshje.
Veseli luan me përfaqësuesen e Shqipërisë që nga viti 2015, duke qenë pjesë dhe e skuadrës që luajtur në finalet e europianit të Francë 2016. Me Shqipërinë mbrojtësi numëron 42 ndeshje.
📣 Karagümrük’e hoş geldin Frédéric Veseli 🔴⚫️
30 yaşındaki savunma oyuncusu Frédéric Veseli’yi 2 yıllığına renklerimize bağladık.
Arnavutluk Milli Takımının formasını 43 kez giyme başarısı gösteren Frédéric Veseli’ye ailemize hoş geldin der, yeni sezonda başarılar dileriz. pic.twitter.com/DGk9yg94TA
— VavaCars Fatih Karagümrük SK (@karagumruk_sk) July 22, 2023
Fatih Karagümrük edicionin e shkuar u rendit në vendin e shtatë me 51 pikë dhe shpreson që me 30-vjeçarin të përforcojë repartin e prapavijës, duke marrë parasysh se ka afruar një lojtarë me shumë eksperiencë, që ka luajtur me disa skuadra në Serie A.