Zyrtare: Florent Hasani transferohet te Tirana

Tirana ka zyrtarizuar afrimin e dytë në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me Florent Hasanin, i cili luan si mesfushor ofensiv dhe sulmues i djathtë.

25-vjeçari nga Vushtrria ishte pjesë e hungarezëve të Gyior sezonin e kaluar (3 gola), teksa ka provuar të luajë edhe në Izrael (Hapoel Kfar Saba), Hungari (Diosgyor) dhe Kosovë (Vushtrria dhe Trepça ‘89).

Hasani, i cili njihet për goditjen e fortë dhe realizimin e golave të bukur, numëron tetë ndeshje dhe një gol me përfaqësuesen e Kosovës.

Tani do të provojë veten në Abissnet Superiore prej sezonit të ardhshëm, ndërkohë që me bardheblutë e Tiranës do të ketë mundësinë të luajë në Champions League.

Ky është afrimi i dytë në merkaton e verës për Tiranën, që pak ditë më parë përforcoi mesin e fushës me Albano Aleksin, i cili erdhi nga skuadra e Teutës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Giresse kërkon fitore ndaj Irlandës së Veriut, edhe pse thekson se kanë shumë mungesa

Lirim Kastrati e harron Greqinë: Tani duam fitore ndaj Irlandës së Veriut