Flamurtari po përgatitet fuqishëm për tu rikthyer në elitën e futbollit kosovar, duke parë përgatitjet e klubit nga kryeqyteti, kuqezinjtë janë favorit për një rikthim në Superligën e Kosovës.
Mbrojtësi me shumë përvojë, Dardan Jashari i cili vitin e kaluar u transferua te Llapi nga Ferizaj, do të jetë pjesë e Flamurtarit nga sezoni 2022/23, shkruan Gazeta OLLE.
Jashari te Llapi vitin e fundit fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa u aktivizua në 16-të ndeshje, duke arritur madje të shënoi dy gola për skuadrën llapjane.
Dardan Jashari më parë ishte pjesë e Ferizaj, Llapi, Ballkani, Malisheva dhe tani do të vazhdoi karrierën në Flamurtar.
/Gazeta OLLE/