Zyrtare: Flamurtari shkëput kontratën me trajnerin Jeton Nesimi

Trajneri Jeton Nesimi nuk do të jetë më në krye të KF Flamurtarit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra me anë të postimin në faqen zyrtare, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra prishtinase njofton se shkëputja e kontratës është bërë përmes marrëveshjes dypalëshe.


Njoftimi i plotë nga KF Flamurtari:

KF Flamurtari sot me datë 10.01.2021 ka arritur marrëveshje dypalëshe me trajnerin e mirënjohur z.Jeton Nesimi për shkëputje të kontratës ku të dyja palët janë ndarë shumë mirënjohese nga njëra tjetra.

Klubi e falenderon dhe I uron suksese në vazhdim trajnerit.


Kujtojmë se kuqezinjtë në edicionin vjeshtor kanë përfunduar në pozitën e shtatë të Grupit B në Ligën e Parë, me 17 pikë të mbledhura në 14 ndeshje.

/Gazeta Olle/

“Brenda javës vendoset e ardhmja e klubit”, Lushtaku flet për situatën momentale, përgatitjet, synimet dhe prurjet e reja

Zyrtare: Rahoveci bën goditjen e madhe, transferon futbollistin e Superligës