Zyrtare: ‘FIBA3x3Challenger’ do të zhvillohet në Prishtinë

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka konfirmuar se gara e njohur si ‘FIBA3x3Challenger’ do të zhvillohet gjatë muajit korrik në Prishtinë.

Vera 2022 pritet të jetë e nxehtë në kryeqytet me gara të basketbollit 3×3.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me anë të një postimi në profilin e tij privat në Facebook.

Rama ka zbuluar se kjo ngjarje do të ketë rendësi për kulturën sportive të Prishtinës, pasi do të sjell 16 ekipe nga krejt bota.

Postimi pa ndërhyrje i Përparim Ramës

#FIBA3x3Challenger po vjen në Prishtinë nga 15-17 korrik 2022!

Në konferencën për media, përveç se theksuam rëndësinë e këtij eventi për frymën sportive e kulturore të Prishtinës, i cili do të sjellë 16 ekipe prej krejt bota, zbuluam edhe maskotën e këtij edicioni, #KULLERIN

Mezi po e presim korrikun, i cili do t’jetë i mbushun përplot aktivitete të cilat do ta bëjnë një verë të paharrueshme në Prishtinë!

/Telegrafi/

Basketball Champions League fton skuadrën kampione të Kosovës për të aplikuar për pjesëmarrje në raundin kualifikues

Rey Manaj përfundon bashkëpunimin me Spezian, rikthehet te Barcelona