Zyrtare: FFK përjashton Arbërinë nga liga

Juniorët e klubit të Arbërisë janë përjashtuar nga garat për edicionin 2020/21.

Ky vendim është marrur sot nga Komisioni i Garave i Ligës së Dytë, Juniorëve dhe Kadetëve të Superligës.

Nga kjo mbledhje është konstatuar se KF Arbëria nuk ka zhvilluar tri ndeshje zyrtare në kuadër të Ligës së Parë të juniorëve (Grupi A).

Me këtë rast, Komisioni i Garave unanimisht mori vendim që KF Arbëria të përjashtohet nga garat, bazuar në nenin 60-të të rregullorës së garave. “Zeri” ka siguruar edhe dokumentin.

Në arsyetim thuhet se KF Arbëria nuk ka udhëtuar në ndeshjen e xhiros së 11-të kundër Dukagjinit, e njëjta në xhiron e 12-të si nikoqir nuk ka organizuar fare ndeshjen, teksa as në xhiron e 13-të nuk ka udhëtuar për t’u takuar me Vjosën.

Tani, KF Arbëria ka të drejtë ankese në shkallën e dytë sipas akteve normative të FFK-së.

Image

Ndryshe nga edicioni i ardhshëm Arbëria do të mbetet pa ekipin e juniorëve, pasi që nuk ka ligë më të ulët se ajo e para te kjo kategori.