Zyrtare: Feronikeli rinovon me Elshanin dhe Doshlakun

Feronikeli ua ka vazhduar kontratat dy futbollistëve të skuadrës, Qemail Elshani dhe Lulzim Doshlaku. 

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit në Facebook, duke konfirmuar se lojtarët kanë vazhduar deri në vitin 2016.

Bëhet e ditur që kryesia e klubit po mendon që të rinovojë shumë shpejt edhe me katër futbollistë tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur. /Gazeta Olle