Goli i Alban Shillovës në minutën e 97-të, i siguron industrialistëve edhe një edicion në Superligë.
Një ndeshje mjaftë e tensionuar, ku u kërkua penallti nga dy skuadrat, më pas u anuluan dy gola për pozitë jashtë loje, shkruan Gazeta OLLE.
Por momenti kryesor i ndeshjes ishte në sekondat e fundit, Shillova i siguron Feronikelit ”74 edhe një vit në elitën e futbollit kosovar.
Prishtina e Re nuk arriti të bënte më shumë, edhe pse zhvilluan një ndeshje fantastike, në fund rezultati i siguron përsëri Ligën e Parë.